Vendosni fjalën kyçe....

‘780 leje ndërtimi në 4 vite mandat, bilanci i Veliajt në krye të Tiranës’


780 leje ndërtimi, 80% e të cilave janë godina mbi 13 kate ka dhënë kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj në 4 vite mandat.

Denoncimi është bërë  nga zëdhënësja e PD-së, Zhupa, e cila në një status në ‘Facebook’ se vetëm në 15 leje ndërtimi të dhëna nga Veliaj janë 630 mijë metra katrorë sipërfaqe e volumit të ndërtimit.

Ndërsa thekson në fund se Teatri Kombëtar nuk do jetë afera e Ramës dhe Veliajt.

‘Teatri si “bahçja” e re e kullave që planifikon të mbjell Veliaj për Tiranën!

Në 4 vite mandat ka betonizuar qytetin duke ja kaluar edhe 11 viteve të Edi Rames, nga sipërfaqja e betonit. Planifikon masaker urbane duke shkatërruar cdo hapësire të gjelbër, për ta shndërruar në kullë, duke filluar nga hapësirat e liqenit artificial. Ka miratuar më shumë se 780 leje ndërtimi, ku 80% e tyre janë për ndërtesa mbi 13 kate.

Në vetëm këto 15 leje që jane paraqitur në video arrin në 630.000 m2 sipërfaqje e volumit të ndërtimit! Mund ta merrni me mend se sa miliona euro janë në xhepat e tyre dhe se sa dem ka qyteti dhe jetesa jonë nga këto ndërtime pafund!

Teatri nuk do jetë afera jote e rradhes për tu pasuruar ti dhe Rama Hajduti, në kurriz të qytetit, artit, identitetit, kulturës! Ky është projekti i drogës, jo i kulturës. Edi Hajduti dhe Kryemashtruesi i Tiranës kërkojnë të pastrojnë paratë e pista duke shkatërruar trashëgimine kulturore.’ – shkruan Zhupa në rrjetet sociale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *