Kreu i opozitës ka reaguar pas situatës në Bashkinë e devollit ku kryetari i dalë nga votimet e 30 qershorit ka hyrë në zyrë nën mbrojtjen e policisë dhe të FNSH-së.
Basha shkruan se pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon qeverisjen lokale.
Më tej Basha shkruan se pushteti po mbahet nga mazhoranca me polici speciale gaz lotsjellës dhe mercenarë.
“Pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale, kundër vullnetit të popullit. Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij. Sot hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale, gaz lotsjellës dhe mercenarë, por nesër do të kenë fatin që meritojnë hajdutët dhe banditët!”-shkruan Basha.