Eduard Duro, kryebashkiaku i ri ka shkuar pranë zyrave të Bashkisë së Devollit bashkë me efektivët.
Në këto ambjente ka mbërritur edhe ish-kryebashkiaku Bledion Nallbati me administratën.
Situata konfliktuale është krijuar pas votimeve të Edi Ramës mbajtur më 30 qershor.
“Pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale”, reagoi këtë të hënë edhe kryedemokrati Lulzim Basha pas tensioneve në Bashkinë e Devollit.
“Pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale, kundër vullnetit të popullit. Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij. Sot hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale, gaz lotsjellës dhe mercenarë, por nesër do të kenë fatin që meritojnë hajdutët dhe banditët!”, theksoi ai, duke shpërndarë edhe një foto nga momentet e marrëdhënieve të acaruara mes qytetarëve protestues dhe policisë.
Nallbati në prononcim për mediat, marrë nga “BW”: