Vendosni fjalën kyçe....

Djegia e anijes turistike në Karaburun, policia jep detaje


Policia Kufitare e Vlorës ka dhënë detaje rreth anijes turistike të djegur në brigjet e Karaburunit.

Policia bën me dije se u ka ardhur në ndihmë 5 shtetasve të cilëve iu rrezikua jeta si pasojë e zjarrit të rënë në mjetin lundrues në të cilin ndodheshin.

Mjeti lundrues i “Aqua Marine” duke qenë se punon me turistët nga Moli i Vlorës drejt Karaburunit, për shkak të luhatjeve të kohës, është shkëputur nga Moli i Vlorës në fundjavë dhe është ankoruar në Karaburun, me qëllim që të ishte e përgatitur për vozitjen e turistëve atje. Në orët e para të mëngjesit në Karaburun pranë plazhit të Shën Vasilit, në këtë mjet lundrues ka rënë zjarr duke u rrezikuar jeta e disa shtetasve”- njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *