Vendosni fjalën kyçe....

E keni blerë këtë filxhan në Shqipëri? Kthejeni aty ku e keni blerë. Është i rrezikshëm!


E keni blerë këtë filxhan në Shqipëri? Kthejeni aty ku e keni blerë. Është i rrezikshëm!

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, sipas revistës “Monitor” bën me dije se produkti është i dëmshëm.

Karakteristikat e filxhanit të rrezikshëm:

Emri i produktit: FILXHAN ME FIBRA BAMBUJE

Emri i produktit në etiketë: BAMBOO FIBER MUG

Numri i artikullit: ZF-004M

Pamja e jashtme e produktit: 8.5 cm, 450 ml

Kategoria e produktit: MATERIAL NË KONTAKT ME USHQIMIN

Barkodi: 0491316000035

“Njoftimi i kategorisë ALERT ndërkombëtar , në portalin RASFF (RAPID ALERT SYSTEM FOR FOOD AND FEED) me numër notifikimi 394243, për produkt “Filxhan me fibra bambuje”, të cilët pas kontrollit laboratorik të kryer nga ana e autoriteteve të ushqimit, Qipro, ka rezultuar se paraqet nivel të lartë të migrimit të melaminës mbi normën e lejuar, duke paraqitur risk serioz me ndikim në shëndetin e njeriut.”- njofton ISHMT, i cili shton se tashmë është ndaluar shitja e këtij produkti.

“Konsumatorët që kanë blerë këtë produkt nuk duhet ta përdorin pasi është i rrezikshëm dhe ta kthejnë pranë pikës së shitjes ku e kanë blerë. “-njofton më tej ISHMT.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *