Këto janë fotot e ambasadores së Francës në Shqipëri, Christina Vasak, teksa viziton Teatrin Kombëtar.
Vasak është e njohur për qëndrimet e saj kritike ditët e fundit mbi situatën në Shqipëri, ndërsa duket se ka shfaqur interes të veçantë për zhvillimet te Teatri Kombëtar ku qytetarë e artistë prej më shumë se një viti po e mbrojnë nga shembja që kërkon t’i bëjë Edi Rama.
“Sot në Teatër na vizitoi ambasadorja e Francës në Shqipëri, znj. Christina Vasak. Ajo vështroi gjendjen e Tearit, bisedoi me disa nga protestuesit që po qëndronin në Shesh në ato momente, dhe u informua për zhvillimet e fundit.”, njofton Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Të shtunën artisti Mehdi Malka mbajti edhe një shfaqje në sallën e çliruar të teatrit, e cila u mbush plot e përplot.