Vendosni fjalën kyçe....

Klement Balili apelon 12 vitet burg, gjyqi më 11 shtator


Klement Balili apelon vendimin e dënimit të tij me 12 vjet burg, duke apeluar çështjen. Seanca do të mbahet më 11 shtator.

Prokuroria kërkoi 18 vjet burg për Klement Balilin dhe gjykata i dha 12.

Balili akuzohet për trafik ndërkombëtaresh narkotikësh si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, fshehje dhe pastrim parash. Ai u shpall në kërkim  para rreth dy vitesh, ndërsa të gjitha operacionet policore për arrestimin e tij kanë dështuar. 

Mediat greke në 2016 pohuan se një sasi prej 700 kilogramë Cannabis Sativa që u sekuestrua asokohe në vendin helen i përkiste Kelment Balilit.

Hetimi ndaj Balilit në Greqi, është bërë nga “DEA” amerikane dhe policia greke. Në këtë hetim, DEA amerikane e policia greke, janë asistuar edhe nga policia shqiptare.

Balili i vetëdorëzua më 15 janar të këtij viti, pas mbërritjes së disa të dhënave nga Greqia që kërkoheshin nga avokatët e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *