Dega e Partisë Demokratike Kavajë ka njoftuar që qytetarët t’i bashkohen nesër në protestë për të kundërshtuar konstituimin e këshillit bashkiak të dalë nga votimet e 30 qershorit.
“Ditën e nesërme në orën 09:30 ju ftojmë të gjithëve përballë Bashkisë së qytetit të protestojmë dhe të bllokojmë procesin ilegjitim të farsës së votimeve të 30 Qershorit!
Të gjithë së bashku në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës t’i themi ndal instalimit të diktaturës në vendin tonë.”- thuhet në deklaratën e bërë publike nga demokratët e Kavajës.
Të martën në orën 10.00 është lajmëruar se do të bëhet konstituimi i bashkisë Kavajë.