Është liruar pas 25 vitesh në burg nga burgu Lul Caka. Caka është bërë i njohur gjatë ngjarjeve të viteve 1997-1998 në zonën e Beratit.
Caka u dënua me 25 vjet burg për vrasjen e Pëllumb Eminit si dhe tentativën për plagosjen e oficerëve të policisë, Gani Malushi e Ilir Ngresi.
Në vitin 2001, Caka arriti të arratisej nga burgu i Lushnjës për t’u hakmarrë për përdhunimin dhe vrasjen e nënës së tij, Xhevries dhe të vëllait, Bardhoshit.
Ai akuzohet se ekzekutoi 21-vjeçarin, Valter Bega dhe 22-vjeçarin Maringlen Cami, në mars të vitit 2001, të cilët ishin të dyshuar për ngjarjen e rëndë të përdhunimit dhe vrasjes së familjarëve të tij.
Caka u kap në vitin 2001 në Foxhia të Italisë ndërsa dy vjet më vonë u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vjet burg.