Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarje e rëndë pranë fshatit ku qëndrojnë notarët që marrin pjesë në botëror, humbin jetën 2 persona


Dy persona vdiqën dhe 16 të tjerë u plagosën, duke përfshirë tetë atletë, pasi një ballkon në një klub nate të Koresë së Jugut u shemb, teksa vendi po organizon kampionatin botëror të notit.

Incidenti ndodhi pranë fshatit të atletëve, në qytetin jugor të Koresë së Jugut të Gwangju. Qindra atletë thuhet se ishin në klubin e natës në atë kohë.

Dy personat që humbën jetën ishin nga Koreja e Jugut, sipas policisë dhe 10 të lënduarit ishin të huaj, përfshirë tetë notarë që po merrnin pjesë në Kampionatin Botëror të Notit 2019.

Atletët e lënduar janë tre amerikanë, dy sllovenë, një holandezë, një italianë dhe një brazilianë, sipas mediave të Koresë së Jugut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *