Punimet në rrugën Fushë Krujë-Thumanë kanë bërë që trafiku në këtë rrugë të jetë i rënduar prej ditësh sidomos në fundjavë me varg që shkon deri në disa kilometra.
Edhe ditën e sotme trafiku në këtë pjesë ka qenë i rënduar duke bërë që personat që kërkojnë të shkojnë me pushime drejt Shëngjinit e Velipojës të hasin në vështirësi e peripeci të mëdha për të mbërritur në hotelet ku kanë prenotuar apo për të bërë pushime ditore.
Ditën e sotme vargu i makinave ka shkuar më shumë se 5 kilometra.