3 persona janë vrarë ndërsa 15 të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në një festival në Kaliforni. Sipas policisë, autori i dyshuar është vrarë nga policia.
Identiteti dhe motivi i agresorit nuk dihet ende por sipas policisë së kontesë dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale ndërsa autori ka qëlluar me pushkë.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale duken personat që merrnin pjesë në festival, të cilët largohen në panik nga vendi i ngjarjes.
3 orë pas incidentit, në zonë u dëgjuan sërish të shtëna por sipas policisë ato nuk kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur në festival.