Policia braziliane ka pushuar hetimin mbi akuzat për përdhunim ndaj sulmuesit të PSG-së, Neymar, për shkak të mungesës së provave, sipas raportimeve të mediave.
Sulmuesi 27-vjeçar i Brazilit akuzohet për dhunimin e modeles, Najila Trindade Mendes de Souza, në një dhomë hoteli në kryeqytetin francez në maj.
Policia në Sao Paulo, ku Mendes de Souza kishte ngritur çështjen, tani thotë se i ka mbyllur hetimet duke përmendur mungesën e provave, raporton AFP.
Prokurorët do të kenë 15 ditë për të vlerësuar gjetjet e policisë përpara se një gjyqtar të marrë një vendim përfundimtar.
Ylli i PSG, Neymar ka mohuar me ngulm dhe në mënyrë të vazhdueshme akuzat, duke deklaruar se ata që e njohin e dinë se kjo nuk është e vërtetë pasi ai nuk mund të bëjë diçka të tillë.
Dyshja raportohet se u takuan përmes ‘Instagramit’ e Neymar i mundësoi asaj të udhëtojë drejt Parisit për ta takuar.