Kreu i Partisë Demokratike, Basha, po zhvillon një takim me qytetarët dhe mbështetësit e PD-së në Pogradec.
Në fjalën e tij prezantoi programin e qeverisjës së PD-së duke prekur 3 nga pikat e tij.
Ai tha se asnjë polic nuk do shkelë më në dyert e bizneseve falë një pulle fiskale që do vihet në zbatim.
Më tej Basha tha se qeveria e PD-së do ulë taksat për bizneset si dhe taksë zero për biznezet e voglave.
‘Biznesi do të ketë një pullë fiskale që tregon që janë kryer detyrimet ndaj shtetit dhe e asnjë zyrtar shteti nuk do të abuzojë me kontrollet ilegale. Asnjë polic nuk do guxojë të dhunojë biznese dhe sipërmarrje. Ne do të ndërmarrim nismën e uljes së taksave për bizneset dhe për të përmiresuar klimën e biznesit në vend. Taksa 9% mbi të ardhurat dhe tatim fitimin, si dhe shmangia e patrullave gjobëvënëse, taksë 0 për biznesin e vogël. Një paketë e plotë incentivash fiskale në shërbim të biznesit dhe investitorëve.’ – tha Basha ndër të tjera në fjalën e tij.