Edi Rama në një konferencë të shtruar për shtyp ka folur për çështjet më të rëndësishme që sot shqetësojnë opinionin publik. Sigurisht i ngacmuar me pyetje nga gazetarët.
“Nuk është një çështje verbërie apo indiference është një çështje realiteti. Është një godinë e ndërtuar nga ushtria italiane me materiale të përkohshme, nuk është ndërtuar për të qenë teatër, nuk ka qenë aty teatri kombëtar…
Nëse godina do të kishte hapësira për të pasur aty një teatër, se nuk është bërë për të qenë një teatër, atëherë do ishte i mundur jo vetëm të restaurohej por të rindërtohej mot a mot siç është.”, tha Rama për teatrin.
Të forta qenë deklaratat edhe për Metën. I pyetur nga gazetarja nëse ka frikë nga SPAK-u dhe nëse jo është se ka kapur sistemin e drejtësisë siç u akuzon presidenti “Ramaforma”, Rama u përgjigj: “Nëse unë kam kapur SHBA, BE atëhere…po s’keni ça të bëni ju e keni humbur këtë betejë. Mund të kapen SHBA, BE se ka ndonjë forcë të re deep, deep, deep, dhe kjo mund të ndodhë në Shqipëri, janë gjëra qesharake, në rastin më të mirë janë klinikisht shqetësuese, në rastin më të keq…
Nuk është çështje frike dhe trimërie, nuk është çështje “Mic Sokolësh” është çështje veprash. Fjalët nga njëra anë veprat në anën tjetër.”
“Ajo pjesë aty është një pjesë e përzier mes politikanëve që duan teatër dhe aktorëve që bëjnë politikë.”, komentoi Rama qëndresën e qytetarëve dhe artistëve për të mbrojtur Teatrin Kombëtar.
Për Teatrin Kombëtar:
Rama: Vazhdon një debat për një temë që do të duhet të ishte ezauruar për mendimin tim 20 vjet më parë.
Ka shumë njerëz që ngatërrojnë historinë, nostalgjinë…
Sot është një moment historik.
Nuk është një çështje verbërie apo indiference është një çështje realiteti. Është një godinë e ndërtuar nga ushtria italiane me materiale të përkohshme, nuk është ndërtuar për të qenë teatër, nuk ka qenë aty teatri kombëtar…
Nëse godina do të kishte hapësira për të pasur aty një teatër, se nuk është bërë për të qenë një teatër, atëherë do ishte i mundur jo vetëm të restaurohej por të rindërtohej mot a mot siç është.
Muzeun do ta kemi brenda godinës së re të teatrit.
Këtu çështja është mediokritet dhe kapur mbas asgjësë për të bërë zhurmë..
S’kemi ne asnjë interes që të bëjmë zhurmë në rast se nuk kemi bindjen që teatri ndërtohet sot dhe sot nuk mund të bëjmë diçka që mos t’i vlejë të ardhmes.
Ne nuk mund të presim që të gjithë të biem dakord…tani një pjesë nuk ishin dakord. Siç nuk ishin dakord as për stadiumin, ja ku e keni…stadiumi më i bukur i rajonit dhe një nga më të bukurit e Europës…
Ça muzeu do mbajnë atje, muzeun e kioskave, apo të tullave të komunales…kjo është gjëja.
Nëse do kishte aty një vlerë arkitektonike që do përmbushte kushtet për të qenë pjesë e trashëgimisë kulturore absolutisht që do ishim ne të parët, por përse, për çfarë?!
Gazetari: Pse nuk pret qeveria Gjykatën Kushtetuese?
Rama: Për të njëjtat arsye që nuk presim dot tërmetin për të marrë vendime të tjera.
gazetari: Nëse Komisioni i Venecias i jep të drejtë Metës? (Çështja e shkarkimit të Metës)
Rama: Ne e kemi çuar çështjen në Komisionin e Venecias për të pasur një proces të konsoliduar edhe të mirëkup nga publiku por edhe të qartë për të gjithë komunitetin e miqve dhe partnerëve tanë. Do presim edhe raportin e Komisionit të Venecias dhe pastaj do të gjykojmë mbi bazën e raportit.
Gazetari: A ka një komunikim mes jush dhe z.Basha ?
Rama: Situata nuk mund të vazhdojë të marrë energjitë e miat dhe tonat për këtë çështje. Ne i kemi dhënë qëndrim, jemi të gatshëm të dialogojmë në çdo moment me opozitën jashtëparlamentare por nuk jemi të gatshëm të negociojmë asgjë që lidhet me vullnetin e popullit të shprehur me votë.
Çdo njeri i zakonshëm i këtij vendi duke më dëgjuar dhe mua mund të thojë, ik se na rrokanisët kokën që të gjithë.
Ka shumë detyra më të rëndësishme për mua sot se sa të pres Lulzim Bashën apo Monika Kryemadhin apo këdo tjetër…
Gazetari: A keni frikë nga SPAK-u dhe nëse jo është se keni kapur sistemin e drejtësisë, siç u akuzon presidenti “Ramaforma”?
Rama: Jo as në ëndërrën më të keqe nuk e kam parë opozitën e këtij vendi të katandiset siç është katandisur.
Nëse unë kam kapur SHBA, BE atëhere…po s’keni ça të bëni ju e keni humbur këtë betejë. Mund të kapen SHBA, BE se ka ndonjë forcë të re deep, deep, deep, dhe kjo mund të ndodhë në Shqipëri, janë gjëra qesharake, në rastin më të mirë janë klinikisht shqetësuese, në rastin më të keq…
Nuk është çështje frike dhe trimërie, nuk është çështje “Mic Sokolësh” është çështje veprash. Fjalët nga njëra anë veprat në anën tjetër.
Që ditën e parë kam qenë i vendosur për të bërë një reformë në drejtësi çdo gjë që komisioni do sillte./Hashtag.al