Vendosni fjalën kyçe....

INSTAT: Sipërfaqja e pyjeve u pakësua në vitin 2018


Në vitin 2018, fondi pyjor dhe kullosor i Shqipërisë shtrihet në një sipërfaqe të përgjithshme prej 1.740.324 hektarësh (ha), duke zënë 60,54% të sipërfaqes totale në vend.

Sipas publikimit të INSTAT në vitin 2018, në fondin pyjor sipas llojeve, sipërfaqen më të madhe e zënë fletorët me 49,81%, ndjekur nga shkurret me 35,84% dhe halorët me 14,35 %.

Në vitin 2018, pyjet shtrihen në një sipërfaqe prej 1.051.859 ha, që përfaqëson 60,4% të fondit pyjor dhe kullosor. Kullotat dhe livadhet zënë një sipërfaqe prej 478.081 ose 27,5 % të fondit pyjor dhe kullosor.

Sipërfaqet më bimësi pyjore dhe joproduktive që janë pjesë e fondit pyjor, zënë 210.383 ha ose 12,1% të këtij fondi. Në sipërfaqen e fondit pyjor dhe kullosor në vitin 2018, si rezultat i dukurive natyrore dhe aktiviteteve njerëzore vihet re rënie me rreth 16 ha, krahasuar me vitin 2017.

Në vitin 2018, volumi i përgjithshëm i pyjeve arrin në 54.878.000 m³, ku 94,0% e këtij volumi përbëhet nga pyjet publike dhe 6,0% nga pyjet private. Si pasojë e shfrytëzimeve dhe zjarreve, volumi është ulur afërsisht me 46,818 m³ krahasuar me vitin 2017.

Zonat e mbrojtura

Zonat e mbrojtura natyrore dhe turistike në vendin tonë janë konsideruar si pjesë tokësore dhe ujore të mbrojtura për shkak të shumëllojshmërisë biologjike të pasurive natyrore dhe kulturore që ofrojnë.

Zonat e mbrojtura në vitin 2018 zënë një sipërfaqe të përgjithshme prej 523.831 ha, ose 30,0% të sipërfaqes së fondit pyjor dhe rreth 18,0% të sipërfaqes së përgjithshme të vendit.

Gjatë vitit 2018 janë konstatuar ndryshime në numrin dhe sipërfaqen e zonave të mbrojtura duke u rritur si në numër ashtu edhe në sipërfaqe.

Në vitin 2018, sipërfaqen më të madhe të zonave të mbrojtura e zënë parqet kombëtare me 44,04% të sipërfaqes gjithsej, ndjekur nga rezervat natyrore të menaxhuara me 32,31%, peizazhet e mbrojtura me 18,58%, zonat e mbrojtura të burimeve të menaxhuara me 3,48%, rezervat strikte natyrore 0,9 % si dhe monumente natyrore me 0,66%.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *