Është ndaluar në Britaninë e Madhe, Gentian Doda, i cili ka mundur t’i shpëtojë dënimit me 20 vjet burg për dy vrasje për të cilat është akuzuar se i ka kryer në Burrel në vitin 1997.
Doda do ekstradohet në Shqipëri ku do i nënshtrohet sërish procesit gjyqësor pasi akuzohet se në vitin 1997 ka ekzekutuar me armë Gazmir Dedjan dhe Asllan Gjokën.
Përveç kësaj ai do gjykohet edhe korrupsion. Ai akuzohet sei ka dhënë gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri një shumë prej 20 mijë eurosh për t’i lehtësuar akuzën.
Doda u ekstradua nga SHBA-ja në vitin 2012. Fillimisht ai u dënua me 20 vjet burg në vitin 2001. Gjatë kohës që vuante dënimin në burgun e Fushë Krujës, ai kërkoi rigjykim për faktin se ishte dënuar në mungesë.
Pas rigjykimit në Gjykatën e Shkallës së Parë në Mat, atij iu lehtësua dënimi, me akuzën nga vrasje në plagosje të rëndë me dashje.
Pas verdiktit të Apelit, ku gjyqtar ishte Shkëlqim Miri, Gentian Doda rifitoi lirinë.