Të paktën 65 persona mbetën të vrarë në një sulm që dyshohet se u krye nga militantët e Boko Haram, teksa ktheheshin nga një funeral në rajonin verilindor të Bornos.
Askush nuk e ka marrë përsipër sulmin, një nga më vdekjeprurësit gjatë viteve të fundit.
Kryetari i qeverisë lokale, Mohammed Bulama, tha se sulmuesit vranë 21 vetë që u kthyen nga funerali në një fshat në Nganzai të shtunën dhe 44 të tjerë, kur ata u përpoqën të rigrupohen për t’u mbrojtur, raporton ‘Reuters’.
Shteti Borno është epiqendra e sulmeve dhe veprimtarisë së Boko Haram dhe ISËA. Një javë më parë, disa komunitete u përballën me militantët e Boko Haram dhe thuhet se vranë 11 prej tyre.