Presidenti Meta theksoi se për integrimin në Bashkimin Europian duhet dialog për të zgjidhur krizën e thellë politike në të cilën ndodhet vendi.
Në një konferencë për mediat, ku prezantoi ngritjen e forumit ‘Unë jam arbëeresh’, që sipas kreut të shtetit do jetë i një rëndësie të veçantë lidhur me kontributin e arbëreshëve për të pasur Shqipërinë që kemi sot.
‘Vendi ndodhet në një krizë të thellë politike. Duhen zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse e unë jam gati t’i shërbej gjithmonë dialogut. Ndiqni koherencën e qëndrimeve të mia. Unë e konsideroj veten lider lokal, jo global. Siç ka shqiptarë të ndryshëm ka edhe ndërkombëtarë të ndryshëm. Nuk realizohet integrimi as me lobingje as me qoka. Janë disa kritere të Kopenhagenit dhe nuk kanë për të ndryshuar. Me këtë krizë nuk mund të ketë negociata me BE-në. I vetmi shqetësim i imi është 19 tetori. Edhe 19 tetorin e morëm me mik.’ – tha Meta.