Ka nisur protesta në Kavajë e cila ishte lajmëruar për ditën e sotme. Kjo protestë zhvillohet ditën e sotme pasi do ngrihet edhe këshilli i ri bashkiak në këtë qytet i dalë nga votimet e 30 qershorit.
Qytetarë të shumtë janë mbledhur para godinës së bashkisë për të protestuar në mënyrë paqësore.
Në krye të kësaj bashkie doli fitues Redi Krali nga votat e 30 qershorit.