Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka thënë se nuk ka asnjë koment për lajmin e publikuar në media, sipas të cilit atij dhe familjarëve të tij i është ndaluar hyrja në SHBA.
Në vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, që citohet nga VOA, theksohet se shkak për këtë është bërë përfshira e Dakos në raste madhore korrupsioni.
‘Nuk kam koment, nuk di asgjë për vendimin. S’kam njoftim nga ambasada lidhur me këtë gjë.’ – ka thënë Dako.
Dako është zyrtari i tretë që i ndalohet hyrja në SHBA pas deputetit Tom Doshi dhe ish-kryeprokurorit të përgjithshëm, Adriatik Llalla.