Vendosni fjalën kyçe....

Partia më e madhe në Irlandën e Veriut kërkon bashkim me Irlandën


 

Partia më e madhe në Kuvendin e Irlandës së Veriut, Sinn Fein, ka bërë thirrje sot për unifikim të ishullit irlandez pas paqartësive rreth procesit të Brexitit tani që Boris Johnson është zgjedhur kryeministër i Britanisë së Madhe.

Liderja e Sinn Fein, Mary Lou McDonald, u ka thënë mbështetësve në Belfast se Johnson nuk është kryeministri ynë.

Komentet e saj vijnë disa ditë psi që kryeminsitri i Irlandës, Leo Varadkar, ka thënë se zërat për bashkim të ishullit do rriten nëse Britania e Madhe largohet nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje.

Johnson, që ka marrë drejtimin e Britanisë pas Theresa May, ka qenë shumë i ashpër ndaj Bashkimit Europian dhe ka bërë thirrje se do të dalë me ose pa marrëveshje me datën 31 tetor pa paguar gjobën prej 31 miliardë funta. Gjithsesi krerët e BE-së kanë thënë se nëse nuk paguhet fatura e daljes atëherë Britania do përballet me embargo.

“Elementet e sistemit politik thonë se tani nuk është koha për të diskutuar unifikim e Irlandës. Ata janë gabim. Tani është koha më e mirë për këtë”, ka thënë McDonald.

56% e banorëve në Irlandën e Veriut kishin votuar që të mbesin në BE në referendumin e vitit 2016.

“Rruga e kthimit në BE është e qartë. Bashkimi i Irlandës është rruga e vetme”, ka thënë McDonald.

Irlanda e Veriut dhe Republika e Irlandës ishin të përfshirë në dekada të tëra të dhunës që përfunduan në vitin 1998 me marrëveshjen e së “Premtes së Mirë”. Dhuna mes këtyre vendeve ndodhi për çështje të kufirit dhe komplikimit pasi që banorët në veri kërkonin mbetjen në unionin britanik. Gjithsesi në Irlandë nuk ekziston një kufi mes dy vendeve. Në këtë marrëveshje parashihet mbajtja e referendumit në të ardhmen për bashkim me pëlqim të Londrës dhe Dublinit.

Çështja e kufirit të Irlandës është edhe një prej arsyeve që është vonuar dalja e Britanisë nga BE-ja. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *