Vendosni fjalën kyçe....

Partitë në Kosovë kërkojnë shpërndarjen e parlamentit


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka filluar konsultimet me partitë politike për zgjedhjet e parakohshme.

Përfaqësuesit e partive minoritare, Mahir Yagcilar dhe deputetët Bahrim Shabani dhe Duda Balje, kanë qenë të parët që kanë shkuar te presidenti Thaçi, raporton Gazeta Express.

Nga ana tjetër Thaçi ende nuk ka ftuar subjektet e mëdha politike, ndërsa këto të fundit kanë shprehur gatishmërinë për konsultimet me presidentin .

Forcat parlamentare thonë se janë të gatshme ta shpërbëjnë legjislaturën e gjashtë të parlamentit të Republikës së Kosovës, në rast se ftohen në seancë për këtë punë.

Një mundësi të tillë nuk e përjashtoi as kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Shpërbërjen e Kuvendit e mbështesin edhe LDK, NISMA, Lëvizja Vetëvendosje dhe AAK.

Kuvendi i Kosovës mund të shpërndahet në rast se dy të tretat e të gjithë deputetëve do të votojnë për të përfunduar mandatin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *