Vendosni fjalën kyçe....

E fishkëllejnë tifozët e ekipit, lojtari i Fenerbahçes braktis fushën e lojës (Video)


Mesfushori anësor i Fenerbahçes, Nabil Dirar, reagoi në mënyrë të tërbuar pasi u fishkëllye nga tifozët e ekipit turk të pranishëm në stadium, duke dalë jashtë fushës së lojës.

Në takimin mes Fenerbahçes e Bajernit të Mynihut, ekipi turk po mundej keqazi me rezultatin 6-1. Në minutën e 71-të të lojës, Dirar mori topin në krahun e majtë të fushës dhe nisi një aksion.

Në këtë çast, lojtari maroken u fishkëllye nga tifozët turq dhe u bëri sinjal shokëve të ekipit para se të nxirrte topin jashtë fushe dhe më pas të largohej edhe vetë.

Trajneri i Fenerbahçe, Ersun Yanal u përpoq ta fuste Dirarin sërish në fushë duke e shtyrë me duar ndërsa më pas ndërhyri edhe shoku i tij i ekipit, Emre Belezoglu dhe sulmuesi i Bajernit, Thomas Mueller.

Fenerbahçe do luajë më Reali e Madridit për vendin e tretë të ‘Audi Cup’, kurse Bajerni do përballet ne finale me Totenhemin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *