Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Xhelal Mziut, i jep mandatin Rakip Sulit


Gjykata e Tiranës i ka dhënë mandatin e kryebashkiakut Rakip Sulit duke hedhur poshtë pretendimin e kryetarit aktual Xhelal Mziut se zgjedhjet e 30 qershorit ishin legjitime.

Vetë avokati i Mziut foli për mediat duke deklaruar se Rakip Suli është ilegjitim dhe i zgjedhur nga vetëm 9% e qytetarëve të bashkisë.

Pas marrjes së mandatit si kryebashkiak i Kamzës, Rakip Suli pritet që të bëjë betimin këtë të enjte në bashki.  Sipas avokatit të PD, Ivi kaso, do të jetë vetë populli i Kamzës që do të vendosë nëse do të pranojë të qeveriset nga një kandidat ilegjitim i zgjedhur nga 9 % e qytetarëve të kësaj bashkie”- tha avokati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *