Rreth 43 kilogramë kanabis janë kapur te Mbikalimi i Shkozetit në Durrës ndërsa në pranga ka përfunduar personi që po e transportonte.
Sipas policisë, sasia e drogës është kapur në bagazhin e në automjeti që po drejtohet nga 25-vjeccari me iniciale K.CC., banues në fshatin Tocc të Tepelenës.
Njoftimi i policisë
‘Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve që disponoheshin për shtetasin K.Ç., se ai do të transportonte me automjetin e tij një sasi lënde narkotike Marjuanë për në Tiranë , në vendin e quajtur “Mbikalimi i Shkozetit”, Durrës. Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij u gjetën rreth 42 kg e 260 gr lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale” informoi sot, (31 korrik 2019) policia e Durresit.
Gjithashtu nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi ky shtetas nuk dispononte leje drejtimi. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe ” Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt.’