Vendosni fjalën kyçe....

Ish-spikerja Erjona Shehu: “Sorosi më pagoi ushqimin, Sorosi më dha dieta, i jam përjetë mirënjohëse”



Ish-spikerja e Top Channel Erjona Shehu (sot me profesion mjeke), i ka kushtuar një shkrim financierit multimiliarder George Soros, duke shprehur mirënjohjen e saj të pakufishme për të. Disa nga mediat dhe portalet në Shqipëri, janë mallëngjyer nga mirënjohja e zonjës Shehu dhe e kanë publikuar shkrimin.

Shprehet ndër të tjera zonja Shehu:

…unë di të jem mirënjohëse. Pas dy familjeve të mia, njeriu që ka investuar më shumë në formimin tim profesional, edhe pse nuk është fare në dijeni të ekzistencës sime, është Xhorxh Soros.
667 mjekë nga Shqipëria, kanë ndjekur trajnimet dhe observershipet e tij. Kemi pasur lektorë ndër më të mirët nga SHBA, Gjermania dhe Austria. Na ka nxjerrë nga bota shqiptare, që cave na rri e ngushtë e cave na rri e gjerë, na çoi në botën mjekësore perëndimore, na pagoi udhëtimin, fjetjen, ushqimin, na dha dije mjekësore, na bëri më mendjehapur dhe ndikoi në mënyrën sesi e shohim profesionin tonë dhe si e ushtrojmë atë. Mjekësia shqiptare i detyrohet shumë, politikëçudibërësit shqiptarë i detyrohen shumë, pasi ka bërë punën e tyre.”

Është interesante se si zonja Shehu, në shkrimin e saj i quan si teori “fantastiko-konspirative” qëndrimet apo kritikat ndaj multimiliarderit, i cili duhet thënë që nuk ka aktivitet parësor të tij bamirësinë, por spekulimin dhe trazimin e tregjeve ndërkombëtarë me pasojë fitimin e miliarda dollarëve, imponimin e politikave shtetërore nëpërmjet investimit në karriera si kjo e zonjës Shehu apo dhe siç ka bërë në rastin shqiptar, ku kompania e tij private “Quantum Fund” ka ndërhyrë në mënyrë arbitrare duke projektuar reforma shantazhuese kushtetuese, ka hartuar politikën agresive të koncensioneve apo dhe hartimin e planit për këmbimin të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, në favor të Serbisë.

Qëndrimi i zonjës Shehu është krejt legjitim në nivel opinioni personal dhe është e drejta e saj të ndihet mirënjohëse ndaj zotit Soros, njësoj siç qytetarë të caktuar në qytetin Medelin të Kolumbisë i janë mirënjohës zotit Pablo Escobar që u paguante ushqimin, apo homologë të tjerë mirënjohës në Korleone të Siçilisë, që i janë mirënjohës zotit Toto Riina për tasin e supës. /. Hashtag.al

 

Shkrimin e plotë të Erjona Shehut mund ta lexoni këtu


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *