Vendosni fjalën kyçe....

Modriç mund të largohet nga Reali i Madridit, në Itali shpresojnë që kjo të ndodhë


Luka Modriç mund të transferohet te Milani. Lajmi është dhënë nga italiania Sportmediaset sipas së cilës kroati mund të largohet nga Reali i Madridit në merkaton e kësaj vere.

Edhe pse Paolo Maldini ka hedhur poshtë një transferim të tillë, çdo gjë është e mundur për sa kohë deri në fund të merkatos ka më shumë se një muaj kohë.

Tifozët kuqezinj kanë shprehur mbështetjen e tyre për Modriç duke e mirëpritur në ekip në rast se një lëvizje e tillë do kryhet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *