Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti grek i heq imunitetin ish-ministrit të Shëndetësisë


Parlamenti grek ka vendosur t’i heqë imunitetin ish-ministrit të Shëndetësisë, Pavlos Polakis, gjë që ishte kërkuar nga prokuroria.

Kjo masë i hap rrugën një hetimi gjyqësor për akuzat e bëra nga guvernatori i Bankës së Greqisë, Yannis Stournaras, se ai regjistroi një bisedë telefonike private mestyre pa pëlqimin e tij.

Ndaj Polakis ka edhe një akuzë për shpifje të bërë nga kreu i sindikatës së punëtorëve të Qendrës Greke për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KEELPNO), Stamatis Poulis.

Ligjvënësit e SYRIZA u larguan nga debati pas një fjalimi të ish-ministrit gjatë të cilit ai cilësoi procesin si një ‘akt të persekutimit politike’, i krijuar për të fshehur korrupsionin brenda KEELPNO.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *