Vendosni fjalën kyçe....

Ronaldo nuk zbret në fushë në miqësore, tifozët koreano-jugorë kërkojnë kompensimin e biletës


Tifozët e futbollit në Korenë e Jugut raportohet se po kërkojnë kompensim nga organizatorët e ndeshjeve, pasi Cristiano Ronaldo nuk zbriti në fushë në ndeshjen miqëore të Juventusit në Seul javën e kaluar.

Organizatorët thuhet se u kanë premtuar tifozëve koreanë që superylli portugez do të luante një pjesë në ndeshjen përgatitore mes një formacioni të K-League dhe Juventus në një stadium të mbushur plot e përplot, por Ronaldo nuk u shfaq.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të ‘The Fasta’, Robin Chang, kompania e të cilit organizoi ndeshjen, kur ai kishte vajtur për të debatuar me drejtorin e Juventusit, Nedved, nëse Ronaldo do zbriste në fushë, ai e mohoi.

Chang i tha transmetuesit lokal ‘SBS’ se kontrata përcaktonte që Ronaldo të luante 45 minuta, ndërsa më vonë kompania e tij lëshoi ​​një deklaratë se Juventus kishte thyer detyrimin kontraktor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *