Vendosni fjalën kyçe....

‘S’ka pazar me Edi Ramën, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme’ – Mesazhi i Bashës nga Korça


Kreu i PD-së, Basha, ka zhvilluar një takim në Korçë. Në fjalën e tij, ai theksoi se opozita e bashkuar nuk pranon asgjë tjetër veç zgjedhjeve të parakohshme, pa Ramën kryeministër.

Ai theksoi se ’30 qershori provoi se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë një proces të lirë e të ndershëm zgjedhor’.

Me këtë qendrim të mbajtur në takimin me drejtuesit e strukturave të degës së PD të Korçës, lideri i opozitës Lulzim Basha, theksoi angazhimin e Partisë Demokratike për zgjedhje të lira e të ndershme parlamentare dhe lokale.

‘Kërkesat tona janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje legjitime vendore të mbikqyrura nga një qeveri tranzitore dhe çuarja para drejtësisë e gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëve”- tha zoti Basha, i cili theksoi edhe shkeljet kryesore të konstatuara  nga raporti i OSBE-ODIHR, që e bënë procesin të pavlefshëm dhe kriminal.

  • Procesi i votimit pa dekret
  • Mohimi i të drejtës së opozitës për të patur përfaqësuesit në proces
  • Votimi me 1 kandidat,
  • Regjistrimi i patericave të pushtetit në mënyrë të paligjshme

Kreu i opozitës u shpreh i sigurt e vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

‘Largimi i Edi Ramës si kryeministër është i padiskutueshëm. Hetimi dhe gjykimi i politikanëve të kapur duke vjedhur votat është i padiskutueshëm. Prandaj ne i qëndrojmë deri në fund zgjidhjes politike përmes parimeve dhe jo pazarit.’ – u shpreh zoti Basha në Korçë, duke refuzuar prerë çdo përpjekje për pazar.

‘Edi Rama kërkon Pazar. Gjithë jeta e tij politike është Pazar. Kur nuk ka Pazar, shpërfytyrohet, çmendet. Kur nuk ka Pazar, përpiqet me lojën e vjetër “përça e sundo”. Nuk ka Pazar me Edi Ramën. Mercenarët dhe të shiturit tek ai dhe oligarkët e tij nuk e përçajnë dot as PD, as Opozitën. Fuqia jonë është bashkimi më i madh popullor në 3 dekada pluralizëm, është shumica 85% “Rama ik.’ – shtoi ai.

Kreu i opozitës theksoi se fundi i këtij regjimi do të vijë me zgjedhje të lira.

‘Askush që ka grabitur miliona dhe dhunuar e vjedhur shqiptarët e pasuritë e tyre publike, asnjë pushtetar që bashkëpunoi me krimin për të vjedhur zgjedhjet e 2017, nga Dako e Gjiknuri, tek Balla e Rama nuk do të shpëtojë pa dalë para drejtësisë së pavarur. Pushtetarët e korruptuar në pranga janë fillimi i Shqipërisë si gjithë Europa.’ – theksoi lideri i opozitës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *