Vendosni fjalën kyçe....

Talibanët mesazh qeverisë: S’ka bisedime për kohë sa në Afganistan ka ushtarë të huaj


Një zyrtar i lartë i talibanëve hodhi poshtë bisedimet e drejtpërdrejta me qeverinë qendrore të mbështetur nga SHBA-ja në Kabul, duke thënë se asnjë negociatë politike ndër-afgane nuk është e mundur për aq kohë sa në vend janë të pranishëm ushtarë të huaj.

Bisedimet do të fillojnë vetëm pasi të njoftohet tërheqja e misionit të NATO-s të udhëhequr nga SHBA-ja, tha zëdhënësi i zyrës politike të talibanëve në Katar, Suhail Shaheen.

Talebanët kanë zhvilluar shtatë raunde bisedimesh të drejtpërdrejta me zyrtarët amerikanë në kryeqytetin e Katarit, Doha që nga tetori, por nuk pranojnë të bëjnë të njëjtën gjë me qeverinë në Kabul, të cilën e konsiderojnë si të paligjshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *