Vendosni fjalën kyçe....

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, 2400 studentët të rinj në 3 fakultete


  • Do trajtohen me bursë 10% e studentëve për herë të parë në  Drejtësi, Ekonomi,Shkenca Psikosociale

Pas 10 vitesh nga themelimi i tij, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, është sot një nga institucionet private më elitare të arsimit të lartë privat në vend.

Me një infrastrukturë të standardeve europiane e mbi të gjitha me filozofinë që vendos studentët në qendër, UMSH ofron plot 29 programe studimi në 3 fakultetet e tij: Drejtësi, Ekonomi, Shkenca Psikosociale.

Këtë vit do të pranohen rreth 2400 studentë të rinj, të cilët duhet ta zgjedhin UMSH-në si një nga 10 preferencat për të vazhduar shkollën e lartë.

Në të kundërt, pranimi në UMSH është i pamundur. Kurrikulat, janë të hartuara në mënyrë të tillë  që çdo student i UMSH-së pasi përfundon studimet, integrohet menjëherë në tregun e punës.

Nga 10 mijë studentët të diplomuar. mbi 85 përqind janë sot të punësuar në binzese private apo administratë publike.  Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, ka marrëveshje bashkëpunimi me pjesën më të madhe të institucioneve  publike dhe private ku studentët kryejnë praktikat profesionale dhe pasurojnë CV-në  e tyre.

Kompanitë private rekrutojnë që në auditore studentët më të mirë duke u ofruar vende pune studentëve të UMSH-së, ç’ka është vlerë e shtuar për këtë universitet. Stafi akademik i kualifikuar është  një tjetër pikë e fortë e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.

Pjesa më e madhe e pedagogëve kanë studiuar jashtë vendit, ndërkohë që vitet e fundit ekspertë të njohur të fushave të ndryshme i i janë bashkuar  këtij Universiteti në pozicione të rëndësishme.

Rreth 10% e numrit të studentëve të pranuar për herë të parë në programin Bachelor dhe Master në Univeristetin Mesdhetar të Shqipërisë,  financohen me bursa të kategorive të ndryshme.

Që nga themelimi i tij UMSH ka patur një politikë bursash që u ka ofruar mundësi arsimimi familjeve me ndihme ekonomike, jetimë, fëmijë dëshmorësh  me aftësi të kufizuara. Rreth 1500 familje kanë përfituar nga kjo skemë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *