Vendosni fjalën kyçe....

Amerikanët e konsiderojnë median më shkatërruese se bankat dhe korporatat


Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se shumica e amerikanëve besojnë se mediat, kanë një ndikim negativ në vendin e tyre më shumë se çdo institucion tjetër.

 Gjetje kjo që vështirë se është befasuese, sipas analistit të mediave Lionel.

Sondazhi i realizuar nga Qendra e Kërkimit Peë, zbuloi se 64 përqind e amerikanëve besojnë se media ka një efekt të dëmshëm në Shtetet e Bashkuara – duke i bërë ato më mashtruese sesa institucionet e tjera shpesh të demonizuara siç janë bankat (39 përqind) dhe korporatat e mëdha (53 përqind).

“Kjo nuk çudit askënd”, tha analisti i mediave Lionel për “RT“-në.

“Mediat nuk janë për të siguruar informacione… në mënyrë që të merren vendime me inteligjencë. Jo, nuk janë këto mediat. Mediat janë mjete të korporatave.”, thotë ai.

Por numrat nuk gënjejnë dhe media nuk duhet të ndihet e veçuar. Me një mosbesim në rritje ndaj korporatave- veçanërisht në ndërmarrjet teknologjike – institucionet themeluese të Amerikës mund të ngushëllohen me faktin se asnjëra prej tyre nuk gëzon mbështetjen e shumicës.

VINI RE: Ky artikull është publikuar në RT/ Përshtati në shqip Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *