Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Maqedoninë e Veriut. Alsat shkruan se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 në rrugën Veles – Shtip, afër Novo Sellës, ku janë përplasur në një autobus dhe një furgon.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një person ndërsa kanë mbetur të plagosur disa të tjerë.
Të plagosurit janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Veles. Numri i saktë i të plagosurve nuk dihet, ndërsa paraprakisht dyshohet se viktima është shoferi i furgonit.