Vendosni fjalën kyçe....

Autobusi shkel mbi minë, vriten 34 civilë në Afganistan


Një bombë e vendosur mbi rrugë ka vrarë 34 civilë në provincën Farah të Afganistanit, sipas raportimeve zyrtare. Për sulmin janë bërë përgjegjës talibanët edhe pse këta të fundit nuk e kanë marrë ende përsipër atë.

Forcat e emergjencave u dërguan menjëherë në vendngjarje pas raportimeve se një autobus i mbushur me gra e fëmijë kishte shkelur mbi një minë.

Autobusi ishte nisur nga provinca fqinje Herat dhe pas shpërthimit të minës 34 persona humbën jetën ndërsa 17 të tjerë u plagosën, ka pohuar Muhib Muhib, zëdhënës i selisë së policisë Farah, për Anadolu Agency.

Sulmi vjen vetëm disa ditë pas fillimit të fushatës për zgjedhjet presidenciale të Afganistanit që do mbahen në shtator.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *