Vendosni fjalën kyçe....

Bursat e studimit, UMSH mbështetje për 1500 familje në vështirësi ekonomike dhe maturantët ekselentë-


Rreth 10% e numrit të studentëve të pranuar për herë të parë në programin Bachelor dhe Master në Univeristetin Mesdhetar të Shqipërisë, do të  financohen me bursa të kategorive të ndryshme.

Që nga themelimi i tij UMSH-ja ka patur një politikë bursash që u ka ofruar mundësi arsimimi familjeve me ndihme ekonomike, jetimëve, femijëve të dëshmorëve, me aftësi të kufizuara.

Rreth 1500 familje kanë përfituar nga kjo skemë. Sot UMSH-ja ofron disa lloje bursash. Me bursë të plotë trajtohen aplikantë nga grupet në nevojë (familje me ndihmë ekonomike, jetimë, fëmije dëshmoresh, me aftësi të kufizuara, nxënës me mesataren 9.8-10.

Gjithashtu UMSH ofron bursë të pjesshme talenti nga  ku përfitojnë aplikantë të spikatur në konkurse , gara ose organizata të ndryshme.

Bursa e mesatares me kuotën 1000 Euro, ku  pranohen deri në 3% e studentëve të regjistruar për herë të parë me mesataren mbi 8.5 në shkollen e mesme.

Si aplikohet për bursë?

Universiteti Mesdhetar ka një komision të veçantë që  vendos sipas politikës dhe udhëzimit të miratuar, për numrin dhe kategoritë e studentëve që do të trajtohen me bursë.

Aplikimi për bursat do të bëhet deri në fund të periudhës së aplikimeve për të dy ciklet e studimeve, dhe vendimet do të dalin për çdo rast brenda 48 oreve nga paraqitja e kërkesës.

Aplikimi për bursë do jetë pjesë e paketës së regjistrimeve dhe do të plotësohet nga aplikantët. Verifikimi paraprak është pjesë  e punës së Univeristetit Mesdhetar të Shqipërisë, verifikim i cili do t’i vihet në dispozicion në fund të çdo ditë Sekretarisë për përpilimin e tabelës përmbledhëse.

Gjatë aplikimit kandidati duhet të specifikojë për cilin grup burse aplikon dhe duhet të plotësojë dokumentacionin e kërkuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *