Artur Metani, ish-këshilltar i Presisdentit në periudhën 2002-2012, dhe më pas drejtor në Kryeministri për legjislacionin, konsiderohet si një prej kandidatëve potencialë për pozicionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Pavarësisht se posti që ka mbajtur si këshilltar pranë Presidentit, e skualifikon automatikisht nga gara, për faktin se pozicioni i këshilltarit konsiderohet si post politik, dhe në ligj parashikohet që kandidatët për ILD nuk duhen të kenë pasur funksione politike në 10 vitet e fundit.
Metani, që është vëllai i ish-ministres së Ramës, Eglantina Gjermeni, është pranuar si kandidat, madje duke qenë potencial për pozicionin në fjalë.
Metani, përveç pozicioneve që ka pasur pranë zyrtarëve më të lartë të PS-së, përfshi edhe s ii emëruar nga Rama në pozicionin e Avokatit të Shtetit, kur zëvendësoi Alma Hickën, rezulton se është një nga zyrtarët e Fondacionit Soros, i njohur ndryshe si “Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë”.
Referuar një dokumenti të bërë publik nga avokati Altin Goxhaj, Metani rezulton si koordinator programi.
Në dokumentin e publikuar, të titulluar “Program ii Ligjit” shpjegohet aktiviteti i Qendrës së Ligjit, kontributin që ajo ka dhënë në reformën e re të drejtësisë, përmes mbështetjes së iniciativave dhe projekteve.
Nëse Metani do të përzgjidhet në pozicionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, atëherë ky do të jetë rasti i dytë që institucionet e reja të drejtësisë jo vetëm drejtohen nga zyrtarë të Fondacionit Soros, por edhe nga të afërm të deputetëve dhe ish-deputetëve të Rilindjes.
Kështu, Genti Ibrahimi, edhe ky pjesë e fondacionit Soros, kunati i deputetes Mimi Kodheli, u emërua në krye të KLP-së.
Ndërkohë, Metani, vëllai i ish-deputetes dhe ish-ministres Englantina Gjermeni, po pjesë e Fondacionit Soros, është një nga pretendentët kryesorë për të drejtuar ILD, duke pasur në dorë kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pra të të gjithë sistemit të drejtësisë.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Boldnews