Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania i kërkon falje Polonisë për krimet e nazizmit, përjashton mundësinë e dëmshpërblimit


Gjermania i ka kërkuar Polonisë falje për krimet naziste të kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Teksa merrte pjesë në një ngjarje për të shënuar 75 vjetorin e Kryengritjes së Varshavës, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, njohu përgjegjësinë morale të vendit të tij, për mizoritë e kohës së luftës naziste, por përjashtoi çdo dëmshpërblim.

‘Kam turp për atë që iu bë vendit tuaj nga gjermanët dhe në emër të Gjermanisë gjerman. Dhe më vjen turp që ky borxh u mbajt i fshehtë për shumë kohë pas luftës,’ tha ai.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij polak, Jacek Czaputoëicz, në Muzeun e Kryengritjes së Varshavës në kryeqytetin polak, Maas gjithashtu shprehu mbështetjen për ndërtimin e një memoriali në Berlin për të përkujtuar viktimat polake.

Maas e përjashtoi kompensimin financiar, ndërsa ministri i Jashtëm polak tha se një ekip parlamentar po vlerëson koston e dëmeve për qytetarët polakë gjatë luftës.

‘Vlerësimi parlamentar do të jetë pjesë e diskutimeve të ardhshme,’ tha ai.

Në përpjekje për të çliruar qytetin, polakët u ngritën kundër okupimit nazist në 1 gusht 1944.

Rreth 18,000 luftëtarë dhe 200,000 civilë u vranë nga forcat naziste gjatë një beteje 63-ditore në Varshavë. Qindra mijëra u internuan në kampe përqendrimi.

Sipas një vlerësimi, 6 milion qytetarë polakë u zhdukën gjatë Luftës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *