Vendosni fjalën kyçe....

Inteligjenca amerikane: Ka vdekur i biri i Osama bin Laden


Shtetet e Bashkuara kanë marrë informacione se ka vdekur djali dhe pasardhësi i mundshëm i liderit të al-Qaeda, Osama bin Laden, Hamza bin Laden.

Lajmi fillimisht është dhënë nga NBC News këtë të mërkurë megjithëse zyrtarisht nuk është konfirmuar rreth detajeve ose nëse SHBA ka rol në vdekjen e tij. Kjo media i referohet burimit të tre zyrtarëve amerikanë.

I pyetur nga reporterët nëse SH.B.A kishte informacion që Hamza ka vdekur, Presidenti Donald Trump tha: “Unë nuk dua të komentoj”.

Deklarata e fundit publike e Hamza bin Laden u publikua nga mediat e al Qaeda në vitin 2018. Në atë mesazh, ai kërcënoi Arabinë Saudite dhe u bëri thirrje njerëzve të gadishullit Arabik të revoltohen.

Në shkurt, Departamenti i Shtetit njoftoi se do të paguante mbi 1 milion dollarë për informacionet mbi vendndodhjen e Hamza bin Ladenit.

Ai besohet se është rreth 30 vjeçar dhe ishte në krah të të atit në Afganistan para sulmeve të 11 shtatorit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *