Të paktën shtatëmbëdhjetë persona, kanë rënë në prangat e policisë italiane të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe armëmbajtje.
Operacioni i koduar “Shqiponja e Zezë”, zhvilluar nga policia e Romës në bashkëpunim me Antimafian italiane, çoi në pranga anëtarët e bandës shqiptare.
Sipas mediave italiane, janë sekuestruar rreth 200 kilogramë kokainë dhe armë. Droga vinte nga Hollanda dhe banda synonte për ta shpërndarë në sheshet kryesore të Romës.