Vendosni fjalën kyçe....

Kush është ish-drejtori i ALUIZN-it që iu sekuestruan 1.5 milionë euro


Zyrtari i ALUIZN-it që iu sekuestruan 1.5 milionë euro nga drejtoria e krimit ekonomik, është Ferdinand Shehu. Ai drejtonte institucionin që merret me legalizimet në Tiranë në vitet 2006-2011.

Sipas policisë, “Ferdinand Shehu ka tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat”.

Ai dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, duke kryer disa investime në pasuritë e paluajtshme.

Shehu u shkarkua në tetor 2011 nga detyra që mbante si kreu i ALUIZNI-t për qarkun e Tiranës. Vendimi u mor nga drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t Shaban Memia, me motivacionin për mungesë të integritetit personal dhe mashtrim të organeve emëruese përmes manipulimeve në jetëshkrim.

DETAJET E POLICISË

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e krimit ekonomik e financiar

Finalizohet operacioni “Investimi”

Sekuestrohen 1,5 milionë euro llogari banke, të dyshuara se janë përfituar nga burime të paligjshme

Në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të paluajtshme dhe të shumave financiare, që dyshohet se janë përfituar nga burime të paligjshme, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi operacionin policor të koduar “Investimi”, për sekuestrimin e 1 500 000 euro llogari bankare, të një shtetasi, ish – punonjës i administratës shtetërore i cili në vitet 2006 – 2011 ka mbajtur funksione zyrtare në Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Urbane.

Ky shtetas dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, duke kryer disa investime në pasuritë e paluajtshme.

Kohët e fundit, nëpërmjet një banke private, shtetasi i lartpërmendur ka tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat.

Për arsye se hetimet janë në vijim, nuk mund të jepen të dhëna të tjera./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *