Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për çështjen e Teatrit Kombëtar, pas postimeve të njëpasnjëshme të Ramës për të promovuar idenë e tij për shembjen e këtij institucioni të kulturës.
Basha ka publikuar një video, e cila përmes skemave tregon se kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj do të përfitojnë 200 milionë euro nga ky projekt.
“Puna e Teatrit ishte loooja!
Nuk e zë gjumi hajdutin psiqik për 6 kullat 200 milionë euro! Mjerë të keqpërdorurit e radhës që flasin për gishtin kur gishti tregon hënën!
Nuk ka interes për Teatrin Pa Kulla treshja Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës:”, shkruan Basha krahas videos.
Kujtojmë se në javën e fundit të korrikut, opozita firmosi një kontratë me artistët e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit. Përmes kësaj kontrate, artistët angazhohen për betejë të pandërprerë për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ndërsa opozita për mbështetje dhe restaurim të tij kur të vijë në pushtet.