Vendosni fjalën kyçe....

Meta: 30 qershori antikushtetues, data e zgjedhjeve është 13 tetori


Presidenti Meta deklaroi sot se më 30 qershor nuk kishte zgjedhje të ligjshme shtetërore në vend.

Ai theksoi se ishte tejet i shqetësuar për datën 17 tetor kur do merret vendimi për çeljen ose jo të negociatave të vendit me BE-në.

Kreu i shtetit theksoi se 13 tetori është e vetmja datë kushtetuese për zhvillimin e zgjedhjeve.

‘Në 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje të ligjshme e shtetërore në Republikën e Shqipërisë. Zgjedhjet e ligjshme, shtetërore e kushtetuese është 13 tetori. Është data më e afërt në respekt të Kushtetutës për t’u mundësuar të gjitha partive opozitare që të merrnin pjesë në zgjedhje. Është data më e afërt në prag të 17-18 tetorit. Kriza nuk është thjesht vendore. Më 13 tetor jam i gatshëm që populli të votojë edhe për presidentin. Ky është vullneti im por nuk i imponohem kryeministrit. 13 tetori është ditë e pashmangshme për t’u respektua, duke nisur nga KQZ-ja që duhet të lajmëronte partitë për zgjedhjet. Askush nuk duhet të ketë iluzione se çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese kur të bëhet funksionale mund t’i japë legjitimitet 30 qershorit.’ – tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *