Këshilli i ministrave ka miratuar në mbledhjen e 31 korrikut disa ndryshime në lidhje me ligjin për marrjen e nënshtetësisë shqiptare.
Tashmë pasaportën shqiptare mund ta marrin ata që provojnë që kanë origjinë shqiptare si edhe të të huajt që lindin në Shqipëri.
Në nenin 6 të projektligjit “për fitimin e nënshtetësisë” thuhet se:
1.Shtetësia shqiptare fitohet nga i huaji, të paralindurit e të cilit kanë origjinën shqiptare, me kusht që të provohet lidhja familjare në vijë të drejtë, deri në tri shkallë, e kërkuesit me të paralindurin.
2.Në këtë rast shtetasi paraqet kërkesë për fitimin e shtetësisë shqiptare në bazë të origjinës dhe plotëson kriteret e përcaktuara në shkronjat “dh” dhe “ë”, të pikës 1, të nenit 8, të këtij ligji.
3.Dokumentacioni i nevojshëm që provon origjinën shqiptare të kërkuesit përcaktohet me udhëzim të ministrit.
Në këtë projketligj ndryshohet edhe neni ku sanksionohej se qytetarët e Kosovës edhe pse përfitonin nga origjina nënshtetsinë i ndalohej tashmë ata mund ta rifitojnë atë.