Vendosni fjalën kyçe....

Qiproja kritikon peshkopin ortodoks: Ka fyer homoseksualët


Një zyrtar ka thënë se qeveria e Qipros është ‘shqetësuar dhe mërzitur shumë’ nga komentet e një peshkopi të krishterë ortodoks mbi homoseksualitetin, për të cilin ai tha se po nxiste pa nevojë tensionet sociale në ishullin mesdhetar.

Zëdhënësi i qeverisë, Prodromos Prodromou, tha të martën se komentet e Peshkopit Morphou Neophytos, bien ndesh me ligjet e Qipros për të mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj.

Peshkopi pretendoi se homoseksualiteti u transferohet fëmijëve të palindur nëse një grua shtatzënë ka seks anal, një koment që nuk ka asnjë bazë në shkencë.

Prodromou tha se vërejtjet e peshkopit ‘fyejnë dinjitetin dhe dëmtojnë reputacionin’ e shumë qytetarëve dhe duhet të tërhiqen mbrapsht.

Ai tha se komisioneri për të drejtat e njeriut në Qipro gjithashtu i konsideron vërejtjet diskriminuese.

Peshkopi po fliste në një leksion në muajin qershor, duke përmendur ato që ai tha se ishin pikëpamjet e një shenjti ortodoks për homoseksualitetin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *