Vendosni fjalën kyçe....

Sherri në plazhin e Shëngjinit, policia procedon penalisht 6 persona


Janë proceduar penalisht 6 persona, të cilët dyshohen se u përfshinë në një sherr ditën e djeshme në plazhin e Shëngjinit.

Policia thotë se një grup djemsh janë konfliktuar me disa pushues dhe kanë qëlluar njëri-tjetrin me sende të forta.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë filluan procedimin penal, në gjëndje të lirë, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” për shtetasit;

-B.P., E.P., B.A., I.P.,E.P., dhe B.A.

Këta shtetas, më datë 31.07.2019, në Shëngjin, për motive të dobëta, kanë dëmtuar njëri-tjetrin duke u goditur me sende të forta

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Por në një video të sherrit që ka përfunduar në rrjet, policia nuk dukej se po ia dilte ta menaxhonte sikur duhet situatën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *