Nuk ndalen lëkundjet sizmike në Korçë. Këtë të enjte janë shënuar edhe dy tërmete të tjera, me magnitudë 2.7 dhe 3 ballë.
I pari është shënuar në orën 02:09 ndërsa tjetri në 03:20 të mëngjesit.
Lëkundjet e sotme nuk janë ndjerë shumë nga qytetarët, megjithatë ata vijojnë të jenë nën panik mbi të gjitha pas tërmeteve të një dite më parë.
Ditën e djeshme janë shënuar disa lëkundje të njëpasnjëshme, ku më e forta prej tyre ka qenë me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter me epiqendër 10 km në juglindje të Dardhës, në orën 16:21.
Kujtojmë se në fillim të qershorit, dhjetëra persona mbetën pa shtëpi për shkak të lëkundjeve të forta sizmike në këtë zonë të vendit.