Një person ka mbetur i vrarë pas një konflikti të armatosur në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 18 të qytetit bregdetar ndërsa viktima mësohet se është 40-vjeçari Feriz Bardhi, banues në Shën Vlash.
Ai është qëlluar me automatik sapo ka dalë nga shtëpia e tij në zonën pranë Kryqit të Kuq.
Bardhi është arrestuar në vitin 2012 në Itali për trafik lëndësh narkotike ku bashkë me një person tjetër i është kapur një sasi prej 700 gramësh kokainë.
Viktima është dërguar me shpejtësi në spital por nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia po heton për shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes së rëndë e ka marrë në pyetje familjarët e Bardhit. /Hashtag.al