Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Mario Majollarit, apeli lë në fuqi pushimin e hetimeve për Gjuzin


Apeli ka lënë në fuqi vendimin për pushimin e hetimeve për Kastriot Gjuzin, i cili dyshohet si autor i vrasjes së Mario Majollarit.

Kujojmë se Kastriot Gjuzi u lirua pak javë më parë, pasi Prokuroria e Tiranës prej disa javësh kishte kërkuar pushimin e procedimit, për shkak të provave të mjaftueshme për të vërtetuar fajësinë e Gjuzit.

Gjuzi akuzohet për vrasjen e Mario Majollarit. Kujtojmë se i riu 28-vjeçari u ekzekutua mbrëmjen e 10 prillit rreth orës 20:25, pranë një pike karburanti në zonën e Kinostudios në Tiranë. Policia e konsideroi këtë vrasje për hakmarrje, pasi 18 vite më parë babai i Marjo Majollarit kishte vrarë të vëllain e Kastriot Gjuzit. Babai i Majollarit, Avni Majollari, është dënuar me burgim të përjetshëm për dy vrasje në vitin 2000, të A. Nelaj dhe Ilir Gjuzit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *